Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha”. (Muslimi)
Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i kalon netët e Ramazanit duke bërë ibadet, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t'i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme”. (Muttefekun alejhi)
103:1. Pasha kohën!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
35:37. Dhe ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
1.Ka thenë Alejhisselami:
"Ju këshilloj të rrini me dijetar e të dëgjoni ligjerata nga njerëzit e urtë
se Allahu e ringjallë zemren e vdekur me driten e urtësisë ashtu si
ringjallë tokën e vdekur me shi."
2.Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. (Buhariu)
62:9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
62:10. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gusli (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhumasë, është obligim për çdo musliman të rritur”. (Muttefekun alejhi)
Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çdo njeri që lahet ditën e xhumasë dhe pastrohet sa më mirë që të jetë e mundur, pastaj përdor yndyrë dhe vë parfum dhe niset në namazin e xhumasë dhe nuk i ndan dy veta që janë ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatë kohës kur imami e lexon hutben, All-llahu i Madhëruar me siguri do t'ia falë mëkatet e javës së kaluar”. (Buhariu)
Ebu Hurejre r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë - prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre - nëse ruheni prej mëkateve të mëdha”. (Muslimi)
Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra në mes të dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë”. (Muslimi)
Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke falur, e që ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arrijë atë”. Pejgamberi s.a.v.s. dha shenjë me dorën e vet se janë të paktë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë”. (Muttefekun alejhi)
Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtojeni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten”. Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kalbesh?” ((Muhammedi a.s.) tha:: (Pejgamberi s.a.v.s.) thotë: “Belite” (Muhammedi s.a.v.s.) ka thënë: “Vërtet trupat e pejgamberëve janë haram (të ndaluar) për tokën”. (Ebu Davudi me sened sahih)
"Në Islam nuk ka unë unë unë, në Islam vetëm kur gabon mundesh me thënë unë."(DULLA)
"Fjalët e mira shëndrroni në vepra, ndërsa të këqijat as mos i mendoni"(DULLA)
"Zjarri shuhet me ujë, e jo me Zjarrë" (DULLA)
“Në veprën tënde të mirë, në të cilën përfitoni vetëm ju, nuk është e njëjtë si në atë në të cilën përfitonë, edhe tjetër kush”(DULLA)
"Karakteri i mirë është vulë e besimit"(DULLA)
“Çdo njeri që dëshiron ta njohë vetën e tij , le të kërkonë vetën në Kur’an se aty e gjenë vetën patjetër ose për të mirë ose për të keq”.(DULLA)
"Nuk i numëroj të metat e të tjerëve sepse nuk po më premton koha duke i numëruar të mijat"(DULLA)
"Këshillo e mos gjyko ! (DULLA)"
"Dituria që nuk praktikohet është e huaja."(DULLA)
"Në xhennet nuk ka mërzi, urretje, tradhti, bixhoz, zina, bela, inatizëm (xhelozi), hidhërim, ofendime, hajni, perqamje, vrasje, sharje, dyftyrësi,përgojim, etjera . pra për të hyrë në xhennet, njeriu në dynja duhet që këto dhe të gjitha dukurit negative t'i zhveshë nga shpirti, sepse keto nuk ekzistojnënë në xhennet."(DULLA)
"Veprat e mira e ngritin lart moralin, ndërsa karakteri i mirë është vulë e besimit të sinqertë. Dhe njeriu me besim të sinqertë i nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të tij. Me këto vyrtyte namazi i muslimanit të sinqertë ndriçon në këtë dynja dhe në Ahiret. Kur besimtari arrin deri këtu atëherë ai ka arritur devotshmërinë." (DULLA)
Poezi
SI TA KTHEJ BORGJIN
Si ta kthej borgjin për shpirt e trup,
kur unë nuk isha askund?
Si ta kthej borgjin për qiell e tokë,
që njëra më mban e tjetra më mbulon?
Si ta kthej borgjin për furnizim,
që më mban të gjallë me ushqim?
Si ta kthej borgjin për zemrën që troket,
që në të ndjenjat e dashurisë m’i ka mbjell?
Si ta kthej borgjin për sytë në ballë,
që me to shoh botën mbarë?
Si ta kthej borgjin për buzë e gjuhë,
që më to me komuniku?
Si ta kthej borgjin për mendjen në kokë,
që më të trupi n’tërsi funksionon?
Si ta kthej borgjin për shëndet të mirë,
që nga të tjerët nuk kërkoj ndihmë?
Si ta kthej borgjin për bashkëshorte e fëmijë,
që ma mbushi plot robër shtëpinë?
Si ta kthej borgjin për diellin që ndriçon,
që na sjellë dritë dhe dobi tjera plot?.
Si ta kthej borgjin për natën me errësirë,
që na sjellë ditës së lodhur pushim e qetësi?
Si ta kthej borgjin për rrobat e ftohtit e nxehtësisë,
që me to mbuloj edhe turpsin?
Si ta kthej borgjin për shërim,
kur unë isha i sëmurë e në mundim?
Si ta kthej borgjin për dituri,
që me të kam arrit gjithë këtë pasuri?
Si ta kthej borgjin për udhëzim,
që më të kam gjetur rrugën e lumtur për amshim?
Besoj në parajsë që Premton,
s’ka dyshim Ti gjithmonë realizon.
Më namaz gjithmonë të falënderoj.
Me të vërtet të adhurohet vetëm Ti e meriton.
Nuk kam ndryshe këtë borxh si ta kthej,
vetëm kokën në sexhde kur e qes .
Edhe kjo nuk mjafton o i madhi All-llah,
për të gjithat të mirat elhamdulilah!
Jashar Gashi
SELAM ALEJKUM
Vëllezër dhe motra Musliman qfarë do gabimi që gjeni në këtë Faqe që është në kundërshtim me Islam na tregoni ne comment ose ne emeill (jashardulla@hotmail.com)